Please enter at least 3 characters.

Thiago Silva drejt Ligës Premier, tri skuadra i kanë bërë ofertë veteranit brazilian

2020/06/GettyImages-1184009470.jpg
282:"BRUGGE, BELGIUM - OCTOBER 22: Thiago Silva of PSG celebrates victory with the fans after the UEFA Champions League group A match between Club Brugge KV and Paris Saint-Germain at Jan Breydel Stadium on October 22, 2019 in Brugge, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Aventura e Thiago Silvës te kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain ka ardhur në fund.

Pas tetë viteve qëndrim në kryeqytetin francez, Thiago Silva do të largohet si futbollist i lirë nga Parc de Princes.

Ka qenë drejtori sportiv i klubit Leonardo që ka konfirmuar se nuk do të vazhdojnë kontratat me dy legjendat e klubit si Thiago Silva e Edinson Cavani.

Veterani brazilian pritet ta vazhdojë karrierën e tij në kampionatin anglez Ligën Premier.

The Sun ka raportuar se skuadrat si Arsenal, Everton dhe Tottenham Hotspur e duan transferimin e lojtarit.

Thiago Silva. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Tri ekipet anglezë raportohet se tanimë kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e brazilianit që kërkon pagë dy vjeçare.

Silva me dëshirë do të transferohej në Angli, kampionat ku braziliani gjithmonë ka thënë se i pëlqen jashtëzakonisht shumë.

Gjithsesi si opsion për 35-vjeçarin mbetet edhe rikthimi në Serie A te Milani, klub ku kishte kaluar pesë vite. /Telegrafi/