Ian McKellen e ka luajtur princin tragjik në vitin 1971. Gjysmë shekulli më vonë i është rikthyer rolit të Hamletit me trupën e Teatrin Mbretëror të Windsorit. Më poshtë janë disa pamje nga shfaqje e dikurshme dhe e tashme e Hamletit.
Në moshën 82 vjeçare, Ian McKellen si Hamleti (foto: Tristram Kenton/The Guardian) Kanë kaluar 50 vjet qëkur e luajti Hamletin me regji të Robert Chetwynit (foto: Trinity Mirror/Mirrorpix/Alamy Stock Photo) Më 1971, Susan Fleetwood e luajti Ofelinë përkrah McKellenit (foto: Donald Cooper/Alamy) “Nuk besoj se isha i mirë”, ka thënë ai për Hamletin e vitit 1971 (foto: Donald Cooper/Alamy) Në tragjedinë e Shekspirit, Hamleti është më së shumti 30 vjeç i vjetër (foto: George Wilkie/The Observer) “Shfaqja e re është një mënyrë për të kuptuar se sa kemi nevojë për të parë atë që dëgjojmë”, ka thënë aktori veteran (foto: Tristram Kenton/The Guardian) Regjia e shfaqjes së re është bërë nga Sean Mathias me trupën e aktorëve që luajtën te Kopshti i qershive të Anton Chekhovit (foto: Tristram Kenton/The Guardian) Ben Allen (majtas) si Horaci (foto: Tristram Kenton/The Guardian) Alis Wyn Davies (majtas) në rolin e Ofelisë (foto: Tristram Kenton/The Guardian) Jonathan Hyde e luan Klaudin dhe Jenny Seagrove është Gertruda (foto: Tristram Kenton/The Guardian) Lee Newby është skenograf ndërsa Loren Elstein është kostumografe (foto: Tristram Kenton/The Guardian) Ashley D Gayle (majtas) dhe Alison Halstead (djathtas) e luajnë lojën brenda lojës (foto: Mark Brenner) Një aktore, Frances Barber, e luan Pollonin (foto: Tristram Kenton/The Guardian) “Është emocionuese të bësh regjinë e shfaqjes që shtron më shumë pyetje sesa që jep përgjigje”, thotë Mathias (foto: Tristram Kenton/The Guardian)/Telegrafi/