Please enter at least 3 characters.

Theret me thikë një person në Gjilan

2016/01/therje-me-thik-euml-tre-t-euml-l-euml-nduar_2_hd.jpg

Një person është therur me thikë në Gjilan me ç’rast ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:30 në Gjilan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull.Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport, njofton Telegrafi.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/