Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Rexhep Hoxha ishte shkrimtar i guximshëm

2019/07/67157712-2821325081271166-2427296751539978240-n.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e shkrimtarit Rexhep Hoxha, i cili ka ndërruar jetë sot në moshën 90 vjeçare.

Thaçi ka thënë se Hoxha ishte një shkrimtar i guximshëm me librat e të cilit janë rritur shumë breza.

Postimi i Thaçit:Vdekja e shkrimtarit Rexhep Hoxha është një humbje për familjen Hoxha dhe tërë komunitetin e shkrimtarëve në Kosovë. Ishte një klasik i letrave shqipe, një shkrimtar i guximshëm, me librat e të cilit u rriten shumë breza. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij! /Telegrafi/