Please enter at least 3 characters.

Tesla dënohet me 243 milionë dollarë për një aksident fatal në Florida

Tesla dënohet me 243 milionë dollarë për një aksident vdekjeprurës me Autopilot.

Gjykata shpall Teslën përgjegjëse në masën 33 për qind për aksidentin në Florida më 2019, ku humbi jetën 22-vjeçarja, Naibel Benavides Leon.

Autopiloti dështoi të shmangte përplasjen ndërsa shoferi po kërkonte telefonin, shkruan skynews.

Vendimi përfshin 200 milionë dollarë dëmshpërblim ndëshkues dhe 42.6 milionë dollarë dëmshpërblim kompensues.

Ky është rasti i parë për vdekje nga neglizhenca që lidhet drejtpërdrejt me Autopilotin.

Tesla ka në plan të apelojë, duke fajësuar plotësisht shoferin pasi asnjë teknologji nuk do të kishte mundur ta parandalonte aksidentin. /Telegrafi/