Termoelektrana e Manastirit ndër ndotësit më të mëdhenj në vend
Qendra për hulumtim dhe informim për mjedis jetësor ''Eko Svest'' nga Shkupi e prazantoi në Manastir raportin për hulumtimin e kryer për ndotjen me metale të rënda dhe radioaktivitetin e shkaktuar nga Termoelektrana e Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, ky hulumtim është zbatuar përmes shembujve të truallit, myshkut dhe hirit. Rezultatet tregojnë se trualli nukështë aq shumë i ekspozuar ndaj ndotjes përpos në hapësirat afër, ose përreth termoelektranës së lartëpërmendur, por që vërehet ndotje e ajrit.
Rezultatet kanë treguar se tradioizotpoet janë të pranishme për 3 deri 5 herë më shumë se niveli i lejuar. Këto shifra u publikuan në takimin dyditorë të ekspertëve të cilët diskutojnë për temën ''Si të kemi një kornizë më të mirë për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit?''./Telegrafi/


