Tërmeti i fuqishëm në Rusi, salla e operacionit dridhej teksa mjekët po kryenin një intervenim kirurgjik
30/07/2025
Disa pamje të publikuara në mediat sociale thuhet se tregojnë momentin kur disa mjekë po kryenin një intervenim kirurgjik në një spital në Kamçatka të Rusisë.
Dhe derisa po kryhej ky intervenim, ndërtesa po dridhej nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8.
Dallgë u regjistruan edhe në Japoni, Alaskë dhe Havai, duke shkaktuar evakuime masive dhe bllokim trafiku.
Autoritetet japoneze thanë se centralet bërthamore funksionuan normalisht dhe nuk pati dëme të raportuara. /Telegrafi/


