Tentim vrasje në Viti, theret me thikë një person
24/10/2024
Një tentim vrasje ka ndodhur të mërkurën në Viti.
Policia ka njoftuar se një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se është qëlluar me mjet të mprehtë/thikë nga i dyshuari kosovar.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


