Please enter at least 3 characters.

Të hënën vazhdon seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit

2018/08/27-prilli-gjykate.png

Seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit do të vazhdojë ditën e hënë, më 10 dhjetor, me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga pala mbrojtëse.

Ditën e hënë mbrojtja e Mitko Çavkovit ka propozuar dy dëshmitar, mbrojtja e Dushko Llazarov ka propozuar tre dëshmitarë, ndërsa Goran Gjoshevski ka propozuar dy dëshmitar, në mesin e të cilëve edhe Trajko Veljanovskin. Gjyqtarja Kacarska i obligoi të akuzuarit që vetë ato t'i njoftojnë dëshmitarët.

Dëshmitar ka propozuar edhe Abulfeta Emini i cili për dëshmitarë ka zgjedhur liderin e ASH-së, Ziadin Sela./Telegrafi/