Please enter at least 3 characters.

Të hënën mbahet kampanjë informuese me gratë e Komunës së Drenasit lidhur me procesin zgjedhor

2024/08/zgjedhjet-1.jpg

Të hënë mbahet kampanjë informuese me gratë e Komunës së Drenasit lidhur me procesin zgjedhor.

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Drenas, të hënën me datë 16.12.2024 duke filluar nga ora 11:00 në Sallën e Kulturës, do të mbajë takim me gratë dhe vajzat e Komunës së Drenasit për t’i informuar lidhur me procesin zgjedhor të zgjedhjeve Parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025.

Ndaj ftohen të gjitha gratë e interesuara, të marrin pjesë ne këtë kampanjë informuese.

Në këtë takim informues, pjesëmarrësit nder të tjera do të njoftohen për;

1. Ndryshimet ligjore për këtë procesi zgjedhor;2. Ndërrimi i Qendrës së Votimit;3. Kundërshtimi dhe konfirmimi i Listës Votuese;4. Regjistrimi i Personave me Nevoja të Veçanta për Votim;5. Dokumentet e identifikimit të pranueshme për votim;6. Regjistrimi për votim jashtë Kosovës;7. Votimi jashtë Kosovës;8. Votimi me kusht;9. Mënyra e votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës;10. Tema në interes të votuesve në kuadër të procesit zgjedhor. /Telegrafi/