Please enter at least 3 characters.

Të gjithë mund të kontribuojnë në mbrojtje të mjedisit

2016/05/13095971_1331537880193291_931564844007682489_n-e1463144017453.jpg

Iniciativa "Ta Pastrojmë Kosovën", bashkë me operatorët mobil Vala dhe Z Mobile, kanë lansuar kampanjën për mbështetjen e fushatës në mbrojtje të mjedisit.

Çdo qytetarë nga sot do të mund të kontribuojë me një euro, duke ndihmuar kështu grupet vullnetare që janë pjesë e kësaj iniciative.

Koordinatori i kësaj iniciative, Luan Hasanaj, përveç qytetarëve ka kërkuar ndihmë edhe nga institucionet, që së bashku të ndihmojnë në ruajtjen e ambientit.

Gjatë konferencës së sotme Iniciativa "Ta Pastrojmë Kosovën", ka lansuar edhe një video promocionale. /Telegrafi/