Të dielën "Who Loves the Sun" në Liqenin e Komanit, festa ultimative në natyrë të hapur (Foto)
Enter Events Albania dhe Cacoo Bar Kosovo sjellin një nga organizimet muzikore më të veçanta si alternativën më të re për promovimin e turizmit!
Përgjatë viteve të fundit, gjithmonë e më shumë ato që deri para disa kohësh konsideroheshin thjesht si festa të zakonshme, janë kthyer në evente të rëndësishme ku jo vetëm promovohen artistët lokal dhe sjellin mes tyre emrat me te rendesishem te skenave muzikore boterore, por gjithashtu prezantojnë publikun e ri ndaj mundësive të panumërta turistike që zotërojnë trojet shqipe.
Ndërthurja e artit, muzikës me atraksionet më të bukura dhe njëkohësisht më të pashfrytëzuara të vendit, janë mënyra se si këto dy kompani, të cilat në shumë pak vite kanë spikatur për cilësinë dhe vizionin e tyre, kanë zgjedhur për të rritur vizibilitetin ndaj mrekullive të natyrës shqiptare, për të promovuar mundësitë që flora dhe fauna ofrojnë dhe gjithashtu për të bashkuar njerëz nga i gjithë rajoni për të shijuar një udhëtim të rrallë. Udhëtimi me anije në liqenin e Komanit shpeshherë përshkruhet si një nga përvojat më të bukura në botë.
Ajo që e bën këtë udhëtim të veçantë është kalimi nëpër peisazhin ku mali bashkohet me ujë duke krijuar kështu një pamje të mahnitshme. Gjatë këtij udhëtimi me anije kalohet në mes të maleve me lartësi 1000–1500 metra në mes të cilëve kalojnë liqenj duke pasqyruar një peisazh pothuajse të paprekur nga dora e njeriut. Kjo pjesë e Shqipërisë shpesh krahasohet me peisazhet e ngjashme të Norvegjisë dhe padyshim që është një karakteristikë dramatike e çfarëdo udhëtimi në Shqipëri.
Enter Events dhe Cacoo Bar për tashmë vitin e tyre të dytë sjellin “Who Loves The Sun?”, një event i cili zhvillohet përgjatë një dite në Liqenin e Komanit.
Një numër i madh të rinjsh vijnë nga Kosova, Shqipëria e rajoni për të shijuar muzikën e mirë dhe natyrën e papërshkrueshme përgjatë një udhëtimi që nis në drekë, zhvillohet në tragetin mbi lumin Koman dhe përfundon në orët e para të mbrëmjes.
Viti i parë solli një emër të madh si NU, DJ i mijra cmimeve e klikimeve i cili pranoi të vijë të luajë për publikun Ballkanik pas një periudhe relativisht të gjatë pauze nga skena e muzikës botërore. Aktiviteti menjëherë u rendit ndër më të mirët e realizuar përgjatë vitit 2015 në Shqipëri dhe Kosovë, ndaj nuk kishte si të mos realizohej dhe vazhdimi i tij pikërisht në
ditën e fundit të javës së fundit të muajit Maj, asaj cka pritet të jetë java më e nxehtë e vitit.
Gjatë këtij udhëtimi vizitohet edhe kanjoni Stena, pastaj lumi Shala që njihet edhe si vizita në ishullin e paqes. Udhëtimi me anije nëpër kanjonin e Valbonës dhe bukuria natyrore që do të shihen gjatë këtij udhëtimi është pothuajse e panjohur për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë. Ky peisazh që të lë pa frymë nga bukuria, konsiderohet ideal për të lehtësuar shkëmbime të përvojave kulturore të rinisë së dy shteteve. Dhe, i gjithë ky rrugëtim nën tingujt relaksues të muzikës elektronike performuar nga Laura Jones, Jehonë, Artil dhe Chriss V. Cacoo Bar dhe ENTER - events & entertainment prezantojne një nga udhëtimet më të bukura në botë me anije në liqenin e Komanit. Aty ku natyra hyjnore nderthuret me muziken per nje udhetim te paharrueshem.
WHO LOVES THE SUN? Në një udhëtim me anije….(Second Edition) 29.05.2016 E DIELË / 14:00H LAURA JONES (UK) JEHONË (Y Serious?) Prishtinë
ARTIL (Mind+) CHRISS V (AL/ ENTER) Anija niset nga Fierza/Shqipëri në orën 14:20 dhe kthehet në orën 21:00. Lokacioni: ALPIN Ferry në Fierzë / ëëë.alpin.al Kodi i veshjes: SHUMË NGJYRA Bar i plotë në Anije / Pijet nga jashtë nuk lejohen. Pjesmarrësit duhet të marrin me vete dokument identifikimi! Llogaritni kohen e arritjes deri në Fierzë / Ju lutem nisuni ne kohë!
KOHEZGJATJA E RRUGES DERI NE FIERZE:
55min nga Gjakova
1.45min nga Prizreni
2.30min nga Prishtina
3:00min nga Ferizaj
4.30min nga Tirana
Biletat VETËM 10 Euro.
ME KAPACITET TË LIMITUAR!!! Nëse do të ketë bileta shtesë, ato
do të jenë në shitje në anije / Bëhuni të përpiktë / MOS RREZIKONI TË MBETENI
PA TË!
LAURA JONES (UK)
Ministria e ZHETTS dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit nëpërmjet mbështetjes se organizimeve te tilla po promovon destinacione me vlera turistike që më parë nuk kanë pasur vëmendjen e duhur. Si i tillë, Liqeni i Komanit ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit, atë kulturor, historik dhe te aventurës. Suksesi i organizimit të vitit te kaluar ka bërë që të rritet edhe më tej interesi mbi këtë destinacion të shtuar në hartën turistike të Shqipërisë.


