Tahiri afër transferimit në Suedi
E para dhe më e rëndësishmja është aventura në Suedi, ku mund të provohet në ndonjë klub atje. Opsion tjetër është edhe Istogu, klub i cili e ka kontaktuar përmes trajnerit Nazmi Rama.
Lajmin e konfirmoi vetë futbollisti për gazetën, duke menduar gjithnjë edhe për klubin aktual, Llamkos Kosovën.
“Gjatë ditëve në vijim do të marr vesh përfundimisht nëse do të shkojë në Suedi për prova apo jo. Një menaxher është duke punuar që të ma gjejë ndonjë klub atje. Po ashtu, kam pasur kontakte edhe me trajnerin e Istogut, Nazmi Ramën, për të kaluar te kjo skuadër. Por, përparësi për mua ka Llamkos Kosova, pasi që fillimisht preferoj që të shoh se a do të ketë ndonjë lëvizje. Nuk dua ta lë klubin tim të zemrës dhe tifozërinë ‘Forca’, në lloç”, deklaroi Tahiri për Arenën. /Telegrafi/


