Please enter at least 3 characters.

Tahiri: AAK do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale

2020/11/Avdullah-Hoti-dhe-Besnik-Tahiri-tryeze-Reforma-e-administrates-publike-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se do të fillojnë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, si formë ndihmese ndaj bizneseve të prekura nga situata me Covid-19.

Tahiri ka thënë se me amnistinë fiskale do t'u lehtësohet puna bizneseve që janë prekur nga COVID-19.

“Me amnistinë fiskale do të tentojmë që bizneseve të cilat kanë pësuar nga situata me pandemi, të iu lehtësohet operimi ekonomik, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i mëtejmë i tyre, i cili do rezultonte në thellimin e krizës ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës”, ka thënë ai.

Shefi i GP të AAK-së, thotë se kjo iniciative ka qenë premtim i ish deputetit, Daut Haradinaj.

“Njëherë, inicimi i këtyre masave lehtësuese për bizneset, ka qenë premtim i ish-deputetit Daut Haradinaj gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit’, shtoi më tej Tahiri. /Telegrafi/