Please enter at least 3 characters.

Sydney Sweeney shihet në publik me të fejuarin Jonathan Davino pas thashethemeve se çifti anuloi dasmën

Sydney Sweeney u pa për herë të parë në publik me ish-të fejuarin Jonathan Davino, pas thashethemeve se çifti ka anuluar dasmën.

Dyshja u panë bashkë së fundmi duke ecur në qytetin e Los Angeles, shkruan DailyMail.

Aktorja 27-vjeçare që luan në filmin “Anyone But You”, e cila muajin e kaluar ngjalli sërish dyshime për një lidhje me aktorin Glen Powell, dukej e rezervuar ndërsa shëtiste përkrah Davinos.

Sydney ishte veshur thjesht me një bluzë me kapuç blu, xhinse dhe syze dielli. Ndërkohë, Davino, 41-vjeçar, mbante veshur një palë tuta sportive në ngjyrë blu teksa ndanin një drekë të qetë.

Në një moment, Davino u pa duke vendosur dorën në shpinën e Sweeney-t, në një gjest që dukej ngushëllues gjatë një bisede emocionale.

Sweeney mbuloi dorën e majtë, pasi më parë ishte parë pa unazë.

U raportua javën e kaluar se ylli i “Euphoria” dhe producenti i filmit kanë anuluar dasmën për shkak të "problemeve të mëdha" që thuhet se e kanë lënë marrëdhënien e tyre në pikëpyetje.

Sydney dhe Jonathan nisën lidhjen në vitin 2018 dhe u fejuan në vitin 2022, por përgjatë gjithë kohës e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre tepër private. /Telegrafi/