Please enter at least 3 characters.

SURPRIZË E FUQISHME

2018/04/Johann-Wolfgang-Von-Goethe.jpg

Poezi nga: Johann Wolfgang Von Goethe Përktheu: Lasgush Poradeci

Shpërthen me vrull që lart përmbi greminë
Dhe shikon drejt detit lumi i shkumëzuar
E kqyrin brigjet duke u pasqyruar
Po ai s’ndal e zbret nëpër luginë

Veç në një çast demonerisht rrëzohet
E ndjekin mal e pyll me votromete
Dhe mbushet oreçast me gëzim jete
Duke e shtrënguar lumin të ngushtohet

Shkon vala praptas, ngrihet që nga shtrati
Dhe e fryrë, e egër, gumëzhin përpjetë
Iu ndal drejtimi e s’vete dot tek ati

Ajo bën pellg, bën një liqen të qetë
Ia ndritin fundin yjet plot hare
Ndaj rreh me vrull mbi shkëmb një jetë e re.