Please enter at least 3 characters.

Sulme me raketa ndërmjet Izraelit e Hezbollahut, reagon Joe Biden

2024/08/President-Biden-address-Getty-1536x941-1.jpg
384:"WASHINGTON DC - OCTOBER 19: U.S. President Joe Biden addresses the nation from the Oval Office of the White House on October 19, 2023 in Washington, DC. President Biden discussed the U.S.’s response to the Hamas-Israel conflict, humanitarian assistance in Gaza, and the continued support for Ukraine during Russia’s ongoing invasion. (Photo by Jonathan Ernst - Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Izraeli sulmoi Hezbollahun, grupi i kundërpërgjigjet duke lëshuar 320 raketa.

Aeroplanët luftarakë izraelitë po synojnë objektivat e Hezbollahut në Liban pasi zbuluan se grupi libanez do të lëshojë qindra raketa në drejtim të Izraelit.

Ka reaguar edhe presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka urdhëruar zyrtarët të mbajnë komunikime të vazhdueshme me autoritete izraelite rreth gjendjes në Lindjen e Mesme, raporton bbc.

Bideni ka deklaruar se do të "vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten", deklaroi një zëdhënës i sigurisë kombëtare.

Pentagoni ka reaguar gjithashtu duke thënë se SHBA-ja është “e vendosur për të mbështetur" mbrojtjen e Izraelit.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant shpalli gjendjen të jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme.

Kjo do të thotë se i jep Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) autoritetin për të vendosur kufizime në lëvizjen e civilëve. /Telegrafi/