Please enter at least 3 characters.

SUKSESI - M’E ËMBLA VLERË

2020/09/Emily-Dickinson2-e1600413677652.jpg

Poezi nga: Emily DickinsonPërktheu: Alfred Kola

Suksesi - m’e ëmbla vlerë
Për ata që s’kanë fituar.
Që të shijosh nektarin
Kërkon uri të shtuar.

Asnjë Legjion i purpurt
Që flamurin sot mori
S’e jep dot përcaktimin
E fitores që korri

Sa një i rënë - drejt vdekjes -
Në vesh’t e shurdhërisë
Nga larg britma triumfi
Ndien qartë prej agonisë!