Please enter at least 3 characters.

Subjektet presin certifikimin, KQZ vendos deri të martën

2019/04/Valdete-Daka-Mbledhja-e-KQZ-se-foto-Ridvan-Slivova-3-e1556213480769.jpg
14:"Ridvan Slivova

Tashmë që është përmbyllur afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit, i hapet rruga një tjetër procesi.

Prej sot do të shqyrtohen të gjitha aplikimet e dorëzuara dhe vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator.

Po ashtu, deri më këtë datë pritet edhe publikimi i listave i kandidatëve të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshe gjithsej 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur, kanë dorëzuar aplikacionet e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Ndërkohë që një pjesë e subjekteve politike tanimë kanë publikuar listën me kandidatët për deputet, të tjerët priten ta publikojnë të shtunën. /kp/Telegrafi/