Please enter at least 3 characters.

Suarez e arsyeton paraqitjen ndaj Vallecanos me besimin e tepruar brenda skuadrës

2018/11/Luis-Suarezz-e1541285119978.jpg
284:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 03: Luis Suarez of FC Barcelona celebrates scoring their third goal during the La Liga match between Rayo Vallecano de Madrid and FC Barcelona at Campo de Futbol de Vallecas on November 03, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona fitoi ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 3-2 dhe në këtë takim Luis Saurez shënoi dy gola.

Uruguaiani beson se vështirësitë për të fituar këtë ndeshje mund të kenë ardhur nga besimi i tepruar, por ai është i lumtur që skuadra arriti të rikthet.

"Mund të jetë besim i tepruar", ka thënë Suarez pas ndeshjes.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Ne duhet gjithashtu t'i japim kundërshtarit merita, i cili ishte në nevojë të pikëve. Gjëja e rëndësishme ishte se ne u rikthyem dhe morëm tri pikë".

Suarez kompletoi het-trikun në fitoren 5-1 të Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico, por gjithashtu ishte edhe sonte vendimtar dhe për këtë uruguaiani u shpreh:

"Ishte një nga ato netët kur gjërat ecën mirë dhe shënova gola për të ndihmuar skuadrën".

Kundërshtari i ardhshëm i Suarezit është Interi në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/