Please enter at least 3 characters.

Stuhia godet Washington DC

2016/01/f.0630183638299_m.jpg

Sistemi i stuhive kaloi nëpër Virxhinian Perëndimore, Washington e Maryland me erëra që mbërrinin shpejtësinë 120 kilometra në orë. Mungesa e energjisë ka lënë shumë banorë pa lehtësinë e ajrit të kondicionuar, vetëm një ditë pasi në të gjithë rajonin u shënuan temperatura rekord, me termometrin që tregonte 40 gradë celsius.

Dy vdekje janë raportuar deri tani nga autoritetet si pasojë e stuhive. Shërbimet e linjës së metrove në Washington janë prekur gjithashtu, ndërsa trenat kanë qëndruar në stacione pas problemeve me energjinë dhe rrëzimin e pemëve mbi binarë.

Associated Press raporton se në Virxhinian Perëndimore është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Rrjeti social Twitter gëlonte nga spekulimet mbi kohëzgjatjen e black-out-it, ndërsa një përdorues paralajmëronte: Kontrolloni fqinjët tuaj!

Një nga viktimat e erës ka qenë sipas policisë një grua, mbi shtëpinë e së cilës u rrëzua një pemë. Vala mbytëse e të nxehtit, sipas meteorologëve, do te zbutet gjatë ditëve në vijim, por stuhitë e përmbytjet do të vazhdojnë të mbeten një kërcënim për rajonin. /Telegrafi/