Please enter at least 3 characters.

Stuhi të fuqishme godasin Anamoravën

Stuhi të forta kanë përfshirë sot disa zona të Kosovës, ndërsa ndër rajonet më të prekura rezulton të jetë Anamorava, veçanërisht Komuna e Vitisë.

Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë një stuhi masive që ka përfshirë fshatin Radivojcë të Vitisë, ku reshjet intensive të shiut dhe erërat e forta kanë krijuar vështirësi për banorët.

Nga moti që u përkeqësu shpejt nuk ka shpëtuar as fshati Budrikë, i cili po ashtu është goditur nga reshje të dendura. Si pasojë e sasisë së madhe të shiut, në disa rrugë janë shkaktuar vërshime, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.