Please enter at least 3 characters.

Stresi sfidon policinë në zemër të Tiranës (Foto)

2017/03/stresia.jpg

Stresi më në fund ka njoftuar se është rikthyer në Tiranë edhe pse ai është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit për një video, ku shfaqej duke qëlluar me armë zjarri.

Pas arratisë disa mujore nëpër Evropë, duket se reperi, i njohur si një personazh problematik për policinë dhe jo vetëm, ka vendosur të rikthehet në atdhe, shkruan Syri.net.

Madje jo vetëm kaq, por tregon se nuk ka aspak frikë që të sfidojë policinë, duke publikuar vetëm pak orë më parë një fotografi, nëpërmjet të cilës ka zbuluar vendndodhjen e tij në kryeqytetin shqiptar.

“Live from @palestra_ironlife_tirana”, shkruan Stresi poshtë kësaj fotografi. Në këtë mënyrë ai ka njoftuar se i është rikthyer palestrës, ku edhe është stërvitur sot, e cila ndodhet pranë ish-kompleksit “Halili”, rruga “Ali Pashe Gucia”, prapa gjimnazi “Partizani”.

Në këtë foto ai shfaqet edhe duke bere një gjest jo fort të hijshëm. Duhet thënë se nuk dihet koha e saktë se kur është shkrepur kjo foto, por vete Stresi pretendon se ajo është bërë sot.

Nësë është kështu, atëherë me shumë gjasa reperi “Bad Boy For Life” ka disa ditë që ndodhet në Tiranë, pasi prej të pajton dy ditëve ka publikuar fotografi pikërisht nga e njëjta palestër.