Please enter at least 3 characters.

Stresi falënderon nënën: Faleminderit që më pret zgjuar nën tingujt e Allahut! (Video)

2016/01/stresi_1449359714-7714704.jpg

Reperi i njohur Stresi, është mjaft i angazhuar me koncerte në të gjithë Shqipërinë. E përderisa është i kërkuar gati në të gjitha qytetet e Shqipërisë, sigurisht se i bie të kthehet vonë në shtëpinë e tij.

Por, edhe pse kthehet vonë, shtëpia e tij nuk është e zbrazët, është dikush që e pret zgjuar deri në orët e vona. Ai ka ndarë së fundmi me fansat një video, në të cilën shfaq momentin e kthimit në shtëpi, e ndërsa mamaja e tij e pret zgjuar duke dëgjuar këngë Ilahi.

“Natën e mirë nënë, faleminderit që më pret në dhomën time zgjuar nën tingujt e Allahut”, kanë qenë fjalët prekëse të reperit, dedikuar nënës në videon e postuar në Instagram./Telegrafi/