Please enter at least 3 characters.

Statistika që dëshmojnë se Ronaldo është i destinuar ta fitojë së paku një herë secilën garë ku merr pjesë

2019/06/CristianoRonaldoportNL-1.jpg
267:"PORTO, PORTUGAL - JUNE 09: Cristiano Ronaldo of Portugal celebrates following his sides victory in the UEFA Nations League Final between Portugal and the Netherlands at Estadio do Dragao on June 09, 2019 in Porto, Portugal. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Portugali e ka shkruar historinë të shtunën mbrëma duke e fituar edicionin e parë të Ligës së Kombeve. Gjithçka u vendos me golin e Goncalo Guedes pas një ore lojë.

Ishte një sukses i radhës për superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili tash ka dy trofe ndërkombëtare me përfaqësuesen, pas triumfit në 'Euro 2016'.

Për më shumë, 34-vjeçari u shpall golashënuesi më i mirë në Ligën e Kombeve pas het-trikut mbresëlënës kundër Zvicrës në gjysmëfinale.

Cristiano Ronaldo (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Ky është trofeu i 31-të i përgjithshëm në karrierë për CR7 me klube dhe me kombëtaren, i cili nuk e ka në plan të ndalet përkundër moshës së tij.

Njëherësh, ai i ka fituar 21 nga 28 finalet që ka marrë pjesë, si edhe i ka fituar të gjitha 12 finalet e fundit. Në këtë mënyrë, Ronaldo është bërë një fitimtar serik duke plotësuar akoma më shumë statistikat e tij mbresëlënëse.

Lista e trofeve të mëdha që i ka fituar portugezi: Liga e Kombeve (1)
Kampionati Evropian (1)
Liga e Kampionëve (5)
Superkupa e UEFA-s (2)
Community Shield (1)
Kupa FA (1)
Kupa e Ligës (2)
Kupa e Mbretit (2)
Superkupa e Spanjës (2)
Superkupa e Italisë (1)
Kupa e Botës për Klube (4)
Kampionatet në Angli (3), Spanjë (2) dhe Itali (1)

Këto statistika janë dëshmi se thuajse në çfarëdo gare që merr pjesë, Ronaldo është i destinuar që ta fitojë së paku një herë.

Cristiano i mbush 35 vjet në shkurt të vitit të ardhshëm, mirëpo thotë se ka edhe shumë për t'i dhënë futbollit që do të thotë se do të fitojë edhe shumë trofe të tjera. /Telegrafi/