Please enter at least 3 characters.

Spalletti tregon pse u përjashtua ndaj Sampdorias dhe shpjegon festimin e tij

2018/09/DnvSiwKU8AAJRiI.jpg

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, insiston se nuk i fyeu gjyqtarët te festa e golit të fitores ndaj Sampdoria, që në fund i kushtoi atij me një përjashtim.

Tekniku italian tha se ishte thjesht një festim dhe nuk ishte i dedikuar për gjyqtarët, pavarësisht se ata nëpërmjet VAR-it i anuluan skuadrës zikaltër dy gola paraprakisht.

“U ktheva nga kamera për të festuar golin dhe gjyqtari i katër më tha se ishte diçka e tepruar”, ka thënë Saplletti për DAZN.

“Kjo mënyrë e të fituarit tregon karakterin e kësaj skuadre, që vazhdon të përpiqet për çdo top dhe qëndron në lojë”.

“Është pak e rrezikshme, por ne jemi Interit dhe jemi gjithmonë në kërkim të fitores”.

“Teksa shikoj këtë pasion mua më shtohet forca për të vazhduar para dhe jam i lumtur se ky element është këtu më shumë se taktikat, të cilat do të vijnë me kohë”, ka shtuar Saplletti.

Ndeshja e ardhshme e Interit është kundër Fiorentinas. /Telegrafi/