Please enter at least 3 characters.

Sot vranët, vende-vende riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 10 deri 13 gradë.

Era do të fryjë nga verilindja, 1–7 m/s. /Telegrafi/