Please enter at least 3 characters.

Sot vranët dhe me diell, vende-vende riga shiu

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 13 deri 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit 1-4m/s. /Telegrafi/