Sot rihapet Poliklinika Stomatologjike në Prishtinë
17/09/2025
Poliklinika Stomatologjike e Kryeqytetit do të rihapet sot, më 17 shtator, pas një renovimi të plotë dhe paisjes me inventar të ri modern.
Kjo poliklinikë, e vetmja në Prishtinë që ofron shërbime dytësore në stomatologji, tashmë do t’u ofrojë qytetarëve kushte më bashkëkohore dhe shërbime cilësore shëndetësore.
Në ceremoninë e rihapjes do të marrin pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, dhe drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.
Objekti ndodhet pranë Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ndërsa rihapja do të bëhet në ora 13:30. /Telegrafi/


