Please enter at least 3 characters.

Sot ndeshja e katërt finale në basketboll - Rahoveci për barazim, Prishtina për titull

2019/05/rahoveci-prishtina.jpg

Sot do të zhvillohet takimi i katërt final i Play-Offit në basketboll, ku Rahoveci është nikoqir i Prishtinës.

Rahoveci sot (e premte)do të zhvillojë ndeshjen e fundit të stinorit para publikut të vetë në palestrën sportive “Mizahir Isma”.

Këtu do të zhvillohet takimi i katërt final i Play-Offit në basketboll, ku Rahoveci është nikoqir i Prishtinës.

Z Mobile Prishtina ka epërsi 2-1 në serinë finale dhe në rast të fitores së bardhekaltërve, ata do të shpallen kampione të Kosovës për stinorin 2018/2019.

Në rast të barazimit seria do të shkoj në 2-2 dhe kampioni i Kosovës do të kërkohet nga ndeshja e pestë.

Ndeshja e fundit përcaktuese do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /Telegrafi/