Please enter at least 3 characters.

Sot, gjysmëfinalja e parë e Digitalb Kupës

2016/01/sot-gjysm-euml-finalja-e-par-euml-e-digitalb-kup-euml-s_hd.jpg

Drita vjen në këtë përballje pasi eliminoi 3-1 në derbin e qytetit skuadrën e Gjilanit. Ekipi i drejtuar nga Bekim Isufi e kërkon me çdo kusht këtë trofe që nuk e fiton që prej vitit 2001, ndërsa një trofe në shtëpinë e bardhebluve mungon që prej 2002-ish kur u shpallën edhe kampionë të Kosovës.

Nga ana tjetër, Ferronikeli vjen në këtë përballje pas kualifikimit të veshtirë në çerekfinale ku eliminoi Istogun nga llotaria e 11 metërshave. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola por skuadra e Superligës u tregua më e saktë nga pika e bardhe duke e prekur rrjetën 4 herë, 1 më shumë se kundërshtarët. Ndeshja do të transmetohet direkt në kanalet SS4-SS4HD. /SuperSport/Telegrafi/