Please enter at least 3 characters.

Sot është një nga femrat më të adhuruara të modës, por dikur Victoria Beckham ishte pre e bullizmit në fëmijërinë e saj

2019/01/v1-e1548801220939.jpg
257:"SANTA MONICA, CA - NOVEMBER 11: Victoria Beckham, recipient of the 2018 Fashion Icon Award, poses in the press room at the People's Choice Awards 2018 at Barker Hangar on November 11, 2018 in Santa Monica, California. (Photo by Gregg DeGuire/Getty Images)
12:"Getty Images

Ajo është sot një nga femrat më të adhuruara në mbarë botën.

Megjithatë, jo gjithmonë gjërat kanë shkuar mirë për Victoria Beckhamin.

Gruaja e cila adhurohet në mbarë botën për mënyrën se si e mban veten, dikur kishte qenë objekt talljeje për fëmijët në shkollë.

Kur ishte adoleshente, Victoria kishte pasur akne në fytyrë, gjersa nga turpi i kërkonte të atit që mos ta qonte në shkollë me veturën e tij Rolls Royce.

Ajo i kërkonte babait të saj që ta linte pak më larg shkollës, dhe të vazhdonte rrugën e vetme për në shkollë.

Victoria po ashtu ka treguar se kishte përjetuar bullizmin kur ishte adoleshente, ngase fëmijët e tjerë e kishin përqeshur gjithnjë atë.

“Fëmijët merrnin gjëra dhe më gjuanin. Dhe unë vetëm qëndroja aty, vetëm. Askush nuk ishte me mua. Nuk kisha shokë dhe shoqe”, ka thënë Beckham.

Mirëpo, ajo ka treguar se nuk është dorëzuar asnjëherë, dhe mbase ambicia e fituar gjatë asaj kohe, i ka ndihmuar që të ketë një karrierë të bujshme siç e gëzon sot. /Telegrafi/