Sot 15 raste të reja dhe 14 të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni
26:"jarun011 - stock.adobe.com
16/06/2021
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.802 teste, ndërsa janë regjistruar 15 raste të reja me coronavirus.
Në Kërçovë - 5, Shkup - 4, Tetovë - 3, Prilep, Ohër dhe Dellçevë nga 1.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 14 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Nga MSH thonë se sot nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.583, numri i pacientëve të shëruar është 149.690, numri i vdekjeve është 5.472, ndërsa numri i rasteve aktive është 421./Telegrafi/


