Please enter at least 3 characters.

Sorrat “pushtojnë” parkingun në Teksas, pavarësisht se kalimtarët tentonin t’i trembnin ato nuk lëviznin fare

2024/01/1-55.jpg

Qindra sorra kanë “pushtuar” një parking të veturave në Teksas, duke ngjarë kështu me skenën e një filmi horror.

Yvone Gomez ka filmuar këtë pamje nga Cypress në periferi të Houston, duke e shpërndarë videon në TikTok.

Ajo e përshkroi skenën si “pamjet nga filmi i Alfred Hitchcockut”, transmeton Telegrafi.

“Pavarësisht se bëja zhurmë më bori të veturës, ato nuk frikësoheshin fare”, tha Gomez në profilin e saj.

Është interesant se pavarësisht që njerëzit kalonin dhe tentonin t’i trembnin, sorrat as që lëviznin nga vendi ku ishin pozicionuar. /Telegrafi/