Sondazh: Kush do të jetë fituesi i Big Brother VIP?
15/02/2022
Të premten mbahet finalja e madhe e spektaklit shumë të ndjekur, Big Brother VIP.
Plot katër emra kanë mbërritur në finalen e madhe, një prej të cilëve do të jetë fituesi i madh i shpërblimit prej 115 mijë eurosh.
Modealja Beniada Nishani (Jakic), aktori Donald Veshaj, prezantuesja Einxhel Shkira dhe balerini Ilir Shaqiri janë katër finalistët e edicionit të parë të Big Brother VIP.
Telegrafi ka hapur një sondazh, ku lexuesit mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar.
Pyetja është e thjeshtë: Kush mendoni se do të jetë fituesi i Big Brother Albania VIP?


