Please enter at least 3 characters.

Solskjaer: Juventusi është favorit i Ligës së Kampionëve, sidomos tani me Ronaldon

2018/10/Solskjaer.jpg
277:"MANCHESTER, UNITED KINGDOM - AUGUST 02: Ole Gunnar Solskjaer of Manchester United acknowledges the crowd after his testimonial friendly match between Manchester United and Espanyol at Old Trafford on August 2, 2008 in Manchester, England. (Photo by David Rogers/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-sulmuesi i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer beson se Juvensui është favorit i pashmangshëm i Ligën së Kampionëve pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos.

Djajtë e Kuq përballen me Zonjën e Vjetër në Ligën e Kampionëve nesër (e martë) në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Old Trafford.

Për këtë ndeshje ka folur ish-futbollisti i njohur Solskjaer, i cili ka folur për Ronaldon dhe Juventusin.

"Kur arriti në Angli ai [Ronaldo] ishte vetëm një fëmijë, por ai na tha se do të ishte më i miri në botë", kujton fillimisht Solskjaer për La Repubblica.

Ronaldo dhe Solskjaer ishin bashkëlojtarë te Unitedi (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

"Menduam se ishte i çmendur, por ishte e vërtetë ajo që tha".

"Unë kurrë nuk kam takuar një profesionist si ai".

"Sir Alex [Ferguson] e donte shumë atë".

"A janë Juventusi favoritë të Ligës së Kampionëve? Është e pashmangshme, sidomos me Cristianon në zonën e penalltisë", përfundoi legjenda norvegjeze. /Telegrafi/