Solari refuzon të flasë për problemet me Iscon
227:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 28: Isco Alarcon of Real Madrid CF looks on during the La Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou on October 28, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver
12:"Getty Images
01/12/2018
Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet për Iscon.
Tensionet mes teknikut dhe lojtarit u shpërfaqën në humbjen ndaj Eibarit.
Isco u la në stol ndaj Romës pasi refuzoi që të shtrëngonte duart me trajnerin pasi u largua nga loja.
Vet Solari e konsideron këtë temë të mbyllur.
"Konsideroj se kjo temë është e mbyllur dhe se nuk mund të jem në dijeni me spekulimet tuaja".
"Skuadra është e përbërë nga 24 profesionistë, që të gjithë po punojnë".
"Unë bëj atë që është më e mira për të gjithë, ne jemi të gjithë të rëndësishëm sepse jemi të gjithë Real Madridi", deklaroi Solari.
Real Madridi e pret Valencian sonte mbrëma në Santiago Bernabeu.
/Telegrafi/


