Snupa, album dhe bashkëpunim me MC Kreshën
Reperi Snupa ka paralajmëruar se pas një periudhe pauze, meqë ishte i angazhuar si aktor, do të rikthehet së shpejti me album të ri.
“Jam marrë me shumë projekte. Kam punuar në filma dhe seriale, por tani jam rikthyer më serioz. Jam duke punuar në album”, ka thënë Snupa në Top Koha Music të KTV-së.
Ai ka treguar se albumi është afër dhe kanë mbetur edhe pak këngë për t’u përfunduar para lansimit.
“Albumi pritet të dalë këtë vit. Është gati 70 për qind. Jemi duke i shkruar edhe disa tekste”, ka shtuar ai.
Në albumin e ri të Snupës do të ketë edhe bashkëpunime, mes tyre edhe me MC Kreshën që është projekti i radhës dhe do të vijë me videoklip.
Kënga e fundit e reperit është “Rrugës”, në bashkëpunim me Dibon, për të cilin thotë se ka shumë talent dhe se do të ketë sukses në të ardhmen.


