Snoop, Pharrell e Wonder me hit veror (Video)
25/05/2015
“California Roll” quhet kënga që pretendohet të jetë hit i kësaj vere, e që është bashkëpunim mes yjeve, si Snoop Dogg, Pharrell e Stevie Wonder.
Këngës i është realizuar videoklipi mjaft interesant me temë udhëtimin në kohë, transmeton Koha.net.
“California Roll” shërben si paralajmërim për albumin e 13-të të Snoop Dogg, ndërsa pritet të jetë një nga hitet botërore të kësaj vere.


