Please enter at least 3 characters.

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

2024/09/ramabeu.jpg
419:"epa10029711 Albanian Prime Minister Edi Rama attends a press conference following an EU-Western Balkans leaders' meeting in Brussels, Belgium, 23 June 2022. The progress on EU integration and the challenges which the Western Balkans countries face in connection to the Russian invasion of Ukraine are topping the agenda when EU and Western Balkan leaders meet prior a European Council meeting. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ
7:"EPA-EFE

Shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e punuar nga skulptori Gëzim Muriqi është vendosur në qendër të qytetit, Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) në Sicili të Italisë.

Kjo shtatore, dhuratë e Shoqatës “Hora e Skënderbeut“ nga Cyrihu i Zvicrës u përurua më 30.08. 2024, në Sheshin para Bashkisë së Horës.

Menjëherë ky monument shkaktoi shumë debat në rrjet dhe mori shumë komente, shumica prej të cilave e cilësuan edhe të ngjashëm me Edi Ramën apo edhe me Ismail Qemalin…

Gëzim Muriqi, skulptori që ka krijuar bustin e shumëpërfolur tha në Euronews Albania se i është dashur të punojë 1 vit për këtë skulpturë në bronz.

“Në bashkëpunim me bashkatdhetarët në Zvicër është arritur deri te kjo vepër. Është një shtatore, jo bust me një lartësi 2 metra e 96 cm. Portreti më autentik të cilit i referohemi sa i përket Skënderbeut është ai i Belinit me beretën e Vendikut, por aty kemin të bëjmë me një plak të moshuar me mjekër të bardhe dhe të gjitha veprat i janë referuar kryesisht atij imazhi”, tregoi ai.

Ai shpjegoi praninë e figurës së ujkut në krah të Skënderbeut, një element gjithashtu i diskutuar gjerësisht në rrjet.

“Krahina prej nga unë vij Rugova, që është Malësi e Mbishkodrës, tek ne ujkut i referohen si shpata e Zotit. Nëse ujku ka sulmuar bagëtinë te ne konceptohet si bereqet. Ujku është simbol i Balshajve, dinastia veriore. Skënderbeu i referohej; unë jam pasardhës i Balshajve, jo gjenetikisht”, sqaroi skulptori.