Please enter at least 3 characters.

Situata me COVID-19 në Angli: Hernderson i shqetësuar se si askush nuk e merr seriozisht mirëqenien e lojtarëve

2021/12/henderson.jpg
246:"Jordan Henderson (14) of Liverpool applauds the Liverpool supporters during the Premier League match between Leicester City and Liverpool at the King Power Stadium, Leicester on Thursday 26th December 2019. (Photo by Jon Hobley/MI News/NurPhoto)
7:"MI News

Jordan Henderson është shprehur i shqetësuar për gjendjen aktuale të mirëqenies së lojtarëve në Ligën Premier dhe beson se situata aktuale është tejet serioze.

Mesfushori i Liverpoolit dhe Anglisë foli për gjendjen e mirëqenies së lojtarëve në Ligën Premier, pas njoftimit të ligës për të përmbushur dhe luajtur orarin e ndeshjeve të saj festive pavarësisht se një numër ndeshjesh u suspenduan për shkak të shpërthimit të COVID-19 brenda skuadrave.

Duke folur për BBC Sport, Henderson deklaroi: “Jam i shqetësuar se askush nuk e merr seriozisht mirëqenien e lojtarëve”.

“Mendoj se vendimet merren – sigurisht që ne duam të luajmë si futbollistë, ne duam të dalim atje dhe të luajmë – por unë jam i shqetësuar për mirëqenien e lojtarëve dhe nuk mendoj se dikush e merr këtë mjaft seriozisht, veçanërisht në këtë periudhë, kur coronavirusi është mëse i pranishëm”.

Gjatë periudhës festive të këtij viti, Liverpool do të luajë pesë ndeshje për vetëm dy javë, pavarësisht lëndimeve dhe shtimit të rasteve me COVID-19.

Skuadra angleze tashmë është detyruar të luajë pa disa nga yjet e tyre kyç në këtë periudhë, duke përfshirë Virgil van Dijk, Fabinho dhe Thiago, të cilët munguan në barazimin 2-2 të Reds me Tottenham Hotspur të dielën, pasi u testuan pozitivë coronavirus.

Gjendja e mirëqenies së lojtarëve ka qenë prej kohësh për t'u debatuar mes lojtarëve dhe tifozëve të Ligës Premier, dhe ndërsa opinionet ende ndryshojnë për gjendjen e përgjithshme të saj, është e lehtë të shihet se lista e ndeshjeve në këtë kohë të vitit është veçanërisht e ngjeshur, duke pasur parasysh se vendet e tjera në Evropë si Gjermania, Italia dhe Spanja kanë pushim. /Telegrafi/