Please enter at least 3 characters.

Sirena nga Emiratet Arabe për Franco Fodën – klubi i njohur Al-Wahda vihet pas tij

Sipas mediumit sportiv nga Emiratet e Bashkuara të Arabe, Saddad, klubi i Emirateve, Al‑Wahda, ka hyrë në negociata me trajnerin gjerman Franco Foda (59 vjeç), i cili aktualisht është në krye të Kombëtares së Kosovës.

Foda, i njohur për eksperiencën e tij në Austri, ku fitoi titullin kampion dhe Kupën e Austrisë gjatë periudhës së tij atje, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Al‑Wahda, sipas këtij mediumi.

"Al-Wahda ka hyrë në negociata për të nënshkruar me gjermanin Franco Foda (59 vjeç), trajnerin aktual të Kombëtares së Kosovës. Kampion i Austrisë një herë, fitues i Kupës së Austrisë një herë", ka shkruar ky medium.

Foda ka kontratë me Kosovën deri në vitin 2026, ku me mjaft sukses e ka drejtuar ekipin deri tani, duke e ngjitur në Ligën B të Kombeve. 

Forma e mirë me Kosovën ka bërë që Foda të jetë në qendër të vëmendjes, ku edhe nuk i mungojnë ofertat.

Detaje rreth klubit Al‑Wahda 

Al‑Wahda është një nga klubet më të njohura dhe më të suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, me një total prej 13 titujsh kombëtarë.

Ata kanë fituar 4 herë kampionatin UAE Pro League, 2 herë President's Cup, 4 herë Super Cup dhe 3 herë League Cup, duke u shndërruar në një nga skuadrat më dominante të rajonit.

Klubi, me bazë në Abu Dhabi dhe stadiumin Al‑Nahyan me 15 mijë ulëse, njihet edhe për prezencën e tij të vazhdueshme në garat kontinentale dhe ambicien për të rikthyer lavdinë në futbollin aziatik.

Nëkëtëklubkanëpunuar mëparëtrajnertënjobhursi Tite, Javier Aguierredhe Manuel Jimenez./Telegrafi/