Please enter at least 3 characters.

Shuhet klubi i volejbollit Universiteti AAB

2016/01/huhet-klubi-i-volejbollit-universiteti-aab_hd.jpg

Lajmin e shuarjes e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna, kryetari i Bordit të AAB-së, Ilir Tafa.

“Ne kemi vendosur që mos ta financojmë më klubin. Për 5 vite kemi financuar dhe ka qenë një kosto e madhe. Nuk ka pasur gatishmëri nga Ministria e Sportit dhe Komuna e Prishtinës që t’i ndihmojnë të rejat për tu avancuar, pasi është detyrë e tyre që të kontribuojnë në avancimin e sportistëve. Klubi do të shuhet dhe kjo nuk është risi, pasi ka ndodhur shumë herë që të shuhen klubet në Kosovë”, deklaroi Tafa.

I pyetur se a ka ndonjë mundësi që dikush tjetër ta marr udhëheqjen e klubit, ai nuk e ka pohuar e as mohuar, por ka theksuar se AAB do të shuhet si klub dhe volejbollistet do të jenë të lira të shkojnë ku të dëshirojnë .

Shuarja e klubit, po ndodhë vetëm tri ditë pa u mbyllur afati kalimtarë dhe kështu shumë volejbollistet të shquara do të mbesin në rrugë!.

AAB ka qenë trashigmitare e klubit të volejbollit Prishtinës, skuadër e cila ka fituar shumë tituj në volejbollin e Kosovës.

Ndërkaq, AAB brenda 5 viteve, ka fituar 3 tituj të kampionit në Kosovë, 3 kupa dhe një superkupë mbarëkombëtare.