Shtylla elektrike përfshihet nga zjarri në Dush të Klinës
21/08/2026
Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri në fshatin Dush të Komunës së Klinës.
Pamjet e publikuara në rrjetin social Facebook, tregojnë shtyllën të kapluar nga flakët, ndërsa ende nuk ka informacione të konfirmuara për shkakun e zjarrit apo për dëme të tjera materiale.
Rasti ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, ndërsa pritet të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me incidentin. Për raste të ngjashme të zjarreve në shtylla elektrike në Klinë janë raportuar edhe më herët. /Telegrafi/


