Please enter at least 3 characters.

Shtetasi serb kapet në Bërnjak me vulë të strukturave paralele

Njësitet policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë në pikën kufitare Bërnjak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një vulë të strukturave paralele, e shkruar në gjuhën serbe.

I dyshuari, shtetas i Serbisë dhe drejtues i automjetit, është intervistuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme” dhe po hetohet nga njësitë relevante policore. /Telegrafi/