Please enter at least 3 characters.

Shtetasi i Serbisë kapet me 800 euro të falsifikuara në pikë-kalimin kufitar në Bërnjak

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në pikën kufitare në Bërnjak një shtetasi të Serbisë i janë gjetur katër monedha 200 euroshe që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Polici njofton se kartëmonedhat e sekuestruara u janë dorëzuar zyrtarëve të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike-DRP Mitrovicë Veri, për procedura të mëtutjeshme.

“Më datën 28.04.2026, në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Bërnjak, Policia e Kosovës gjatë kontrollit kufitar në vijën e dytë të automjetit me targa të Serbisë, ka hasur në katër kartëmonedha 200 euroshe, të cilat bazuar në dyshimet fillestare dhe ekzaminimit më të detajuar përmes përdorimit të pajisjeve të avancuara, dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuari shtetas i Serbisë dhe kartëmonedhat e sekuestruara u janë dorëzuar zyrtarëve të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike-DRP Mitrovicë Veri, për procedura të mëtutjeshme sipas kompetencës lëndore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/