Please enter at least 3 characters.

Shtatëmbëdhjetë vjet burg për vrasjen në Biçevcë

2016/01/shtat-euml-mb-euml-dhjet-euml-vjet-burg-p-euml-r-vrasjen-n-euml-bi-ccedil-evc-euml_hd.jpg

Kryetari i trupit gjykues, Sahit Krasniqi, në arsyetimin e shpalljes së këtij aktgjykimi theksoi: “Duke i marrë parasysh të gjitha provat e ofruara... i akuzuari Ismajl Bekteshi është fajtor se me datën 19.11.2006, në fshatin Biçevcë, Komuna e Kaçanikut, me dashje direkte e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.G, i moshës 18 vjeçare, dhe me këtë ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve E.G. të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”.

Ndërsa, kundër të pandehurve tjerë, Isuf Bekteshi dhe Qamush Bekteshi, për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale - për veprat penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 155 të KPK-së, si dhe lëndimi i lehtë trupor nga neni 153 të KPK-së - prokurori i Shtetit është tërhequr nga ndjekja penale dhe rrjedhimisht është marrë aktgjykim refuzues.

Gjykata po ashtu shqipton dënimin plotësues - konfiskimin e armës me të cilën është kryer vepra panele.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/