Please enter at least 3 characters.

Shtatë qendërmbrojtësit që Wenger i transferojë, por nuk është dashur të luajnë asnjëherë për Arsenalin (Foto)

2016/08/mbrojtwsit.jpg

Arsene Wenger është trajneri më i suksesshëm në historinë e Arsenalit, por ai tani përballet me një breshëri të kritikave nga mbështetësit e pakënaqur nga marrëdhëniet e transferimeve të klubit.

Me fillimin e Ligës Premier në fundjavë, Topçinjtë janë pa një mbrojtës të aftë të qendrës, pa një numër nëntë të njohur, i cili mund të shënoj gol në çdo ndeshje të Ligës Premier dhe çuditërisht, pa kapiten të klubit.

Por, një nënshkrim që duket i destinuar të ndodhë urgjentisht është një qendërmbrojtës.

Emra të tillë si Shkodran Mustafi, por edhe Jonny Evans janë nga më të mundshmit për tu bërë pjesë e Arsenalit.

Megjithatë, Arsenali jo gjithmonë ka ditur të transferoj qendërmbrojtës duke dështuar në disa raste. /Telegrafi/

Mësoni shtatë rastet kur Wenger ka dështuar në transferimin e një qendërmbrojtësi: Sebastien SquillaciI transferuar nga : SevillaÇmimi: 4 milionë funteParaqitje: 39

Igors Stepanovs I transferuar nga: Skonto RigaÇmimi: 1.35 milionë funteParaqitje: 23

Mikael Silvestre I transferuar nga: Man UnitedÇmimi: 800.000 funteParaqitje: 43

Philippe Senderos I transferuar nga: ServetteÇmimi: FalasParaqitje: 113

Pascal Cygan I transferuar nga: LilleÇmimi: 2 milionë funteParaqitje: 63

Johan Djourou I transferuar nga: Akademi e klubitÇmimi: FalasParaqitje: 140

Stathis Tavlaridis I transferuar nga: Iraklis ThessalonikiÇmimi: 1 milionë funteParaqitje: 8