Please enter at least 3 characters.

Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

2024/05/auto_auto_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-116117659801611934876-696x392-1.jpg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Gjakovë - Klinë, më saktësisht në fshatin Mrasor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se në këtë aksident janë lënduar shtatë persona.

“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka theksuar Elezaj.

Ai tutje ka thënë se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë./Telegrafi/