Please enter at least 3 characters.

Shqipëria ndanë premiot, a përfituan Shala dhe Rashica?

2016/08/shala-rrahmani-rashica-470x305.png

Lojtarët e Kombëtares dhe stafi teknik kanë marrë shpërblimin e vënë nga qeveria shqiptare dhe FSHF, teksa në telefonin e tyre ka mbërritur mesazhi për shpërblimin.

Nga 31 mijë euro kanë përfituar lojtarët dhe stafi, dhe në lajmin e publikuar nga Supersport thuhet se nuk kanë përfituar vetëm ata që ishin në Francë.

Milot Rashica, Amir Rrahmani, Herolind Shala dhe Berat Gjimshiti nuk u përfshinë në listën e Evropianit, por edhe ata kanë marrë premion e tyre, edhe pse më e vogël.

Këtyre lojtarëve u ka mbërritur gjithashtu mesazhi për shpërblimin, i cili është në shumën e 8 mijë eurove.